Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 84m², me lokacion në Velani, në rrugën "Isa Katrati", në kompleksin Puhiza 3, ndërtim nga Agullimi A.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh të përfshirë në çmim.
Velania është një nga lagjet më të kërkuara për banim kolektiv, e pozicionuar në kodër me pamje panoramike mbi qytet. E rrethuar nga gjelbërimi dhe me qasje të shpejtë në qendër, ofron një balancë ideale mes qetësisë dhe jetës urbane.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!