Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 95.35m², me lokacion në Mati 1, në kompleksin VA Residence 4, ndërtim nga Vëllezërit Asllani.
Banesa është e re dhe e pabanuar më parë, me orientim nga jug-perëndimi, dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ndërsa në çmim përfshihen edhe garazhi dhe depoja.
Gjithashtu, kompleksi ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Mati 1 është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, me ndërtime të reja banesore dhe afariste. Zona ofron shkolla, çerdhe, markete dhe lidhje të drejtpërdrejta me rrugët kryesore që çojnë drejt qendrës së qytetit.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!