Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 287.5m², me lokacion në Lagjen Qëndresa e Re, ndërtim nga Bau Holding.
Lagjja Qëndresa e Re ndodhet në zonën urbane/periferike të Prishtinës dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh, të ndarë në dy faza. Secila shtëpi ka një vendparkim brenda parcelës private, ndërsa përgjatë rrugës kryesore janë paraparë edhe vendparkime publike për banorët dhe vizitorët. Në perimetrin e lagjes planifikohet një mur natyral i gjelbër, me lartësi deri në 5 m dhe trashësi rreth 1 m, i cili do të shërbejë si barrierë ndaj zhurmës nga autostrada dhe do të kontribuojë në përmirësimin e ambientit. Gjithashtu, në kuadër të planifikimit urban të zonës, Komuna e Prishtinës është duke ndërtuar një shkollë fillore publike.
*Shtëpia është e strukturuar në përdhes, kat dhe nënkulm, me këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Përdhesa:Qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë gjumi dhe një banjo;
Kati i parë:Dy dhoma të gjumit me njërën prej tyre master bedroom me garderober dhe banjo të veçantë ndërsa ka dhe një tjetër banjo dhe utilit;
Nënkulmi:Një dhomë gjumi, hapësirë pune dhe pushimi dhe banjo.
Konstruksioni: Shtëpitë ndërtohen me skelet beton-arme, pllaka masive dhe mure me blloka argjile, ndërsa ndarjet në nënkulm realizohen me pllaka gipsi Knauf.
Lartësia e kateve: Lartësia e pastër nga pllaka në pllakë është 280 cm.
Kulmi: Përfshin konstruksionin e drurit, lesh guri 15+5 cm, shtresat izoluese, folien difuzive, listellat, tjegullat dhe plafonin nga gipsi.
Instalimet: Parashihen rrjetet elektrike, të ujësjellësit dhe kanalizimit deri te pikat përkatëse të lidhjes, ndërsa lidhjet përfundimtare realizohen nga blerësi.
Sistemi i ngrohjes:Parashihet të vendoset nga vetë blerësi.
Fasada: Realizohet me sistemin Demit, me termoizolim deri në 16 cm, ndërsa në përdhesë me termoizolim 12 cm dhe përfundim me keramikë.
Dera dhe dritaret: Montohen dera hyrëse PVC dhe dritaret PVC me xham termopan me tri shtresa, sipas projektit.
Roletat: Vendosen roleta të integruara alumini me motor dhe hapje automatike.
Mundësitë e pagesës: Blerësit mund të përfitojnë nga plani i pagesës direkt me investitorin ose të zgjedhin financimin përmes kredive bankare, sipas kushteve dhe marrëveshjes përkatëse.
Përfundimi i projektit planifikohet gjatë gjysmës së parë të vitit 2027 dhe shtëpitë për brenda dorëzohen vetëm në fazën e ndërtimit të vrazhdë.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!