Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 258m², me lokacion në Sofali, në Rrugën "Shyqeri Kushevica".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, e strukturuar në përdhes dhe kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, pesë dhoma të gjumit, tri banjo, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ështëe pajisur me katër kondicionerë.
Shtëpia ka oborr të gjelbëruar dhe pishinë ndërsa ka edhe garazhë funksionale.
Sofalia është njëra prej zonave më të qeta dhe të gjelbëruara në periferi të Prishtinës, lagjja kryesisht është e ndërtuar me banime rezidenciale dhe të ulëta ndërsa me qasje të lehtë në qendrën e qytetit Sofalia është ideale për ata që kërkojnë privatësi, qetësi dhe një mënyrë jetese larg zhurmës urbane, por pranë të gjitha shërbimeve të nevojshme.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!