Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 95m², me lokacion Aktash, në Rrugën "Hajrullah Abdullahu".
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe veriu, është e strukturuar në përdhes dhe kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, ka oborr të mjaftueshëm dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Lagjja Aktash është një zonë e qetë dhe e zhvilluar në qendër të Prishtinës, në afërsi ka Parkun e Qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme si shkollat, çerdhet, barnatoret, marketet si dhe disa prej Universiteteve, veçori ideale që përshtaten për familje, studentë apo banorë të rinj të zonës.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!