Lagjja e Muhaxherëve Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 96.2m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën “Gazmend Zajmi”, në kompleksin Cima Residence, ndërtim nga Cima Construction.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet, një depo dhe terasë.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, në afërsi me Parkun e Qytetit, me qasje të shpejtë në qendër dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme dhe ndërtesa ka fasadë ventiluese.
*Kompleksi përfundon ndërtimet në muajin Dhjetor të vitit 2025.
Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!