Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 108.10m², me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin Prishtina Premium Residence, afër Gjykatës.
Banesa ka orientim nga perëndimi me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike të instaluar nën dysheme ndërsa është edhe e pajisur me sistemin Smart Home.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim si dhe ofron garazh dhe depo me çmim shtesë.
Kompleksi gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.
Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!