Sofali Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 250m² me lokacion në Sofali.
E shtrirë në sipërfaqe 7.3 Ari truall, kjo shtëpi është e strukturuar në përdhes dhe dy etazha.
Planifikimi i brendshëm i kësaj shtëpie ndahet kësisoji: kati përdhes ka dy dhoma, një dhomë teknike, depo banjo dhe verandë. Kati i parë posedon qëndrim ditor me kuzhinë, banjo dhe një terasë me sipërfaqe të madhe. Ndërsa, kati i dytë ka një qëndrim ditor, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe një depo. Të gjitha hapësirat e brendshme kanë ndriçim të bollshëm natyral që i jep shtëpisë një sens të këndshëm të jetesës së shëndoshë.
Të gjitha hapësirat e brendshme janë të mobiluara në bazë të stilit modern të interierit me mobilie tejet kualitative dhe cilësore.
Sistemi i ngrohjes në këtë shtëpi mundësohet përmes pompës termike. Po ashtu, kjo pronë posedon edhe rezervarin e ujit për nevoja të ndryshme.
Në pjesën e jashtme përpos hapësirës së mjaftueshme për vendparkim, shtëpia ka edhe një kopsht të këndshëm që ju mundëson banorëve të kalojnë kohë relaksuese larg kaosit të jetës urbane.
Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!