Lakrishtë Prishtinë
Ofrohet me qira banesa duplex me sipërfaqe prej 188m², me lokacion në Lakrishtë, në Kompleksin “Dukagjini Residence”, një nga komplekset më të kompletuara duke përfshirë banimin, qendrën tregtare, hotelin si dhe rreth 850 vendparkime të rezervuara.
Kompleksi është i veçuar me dy hyrje kryesore të cilat janë të organizuara me recepsion.
Banesa është e organizuar në dy kate banimi, ka orientim nga jugu duke ofruar ndriçim natyral gjatë tërë kohës dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Kati i parë i banimit përfshinë një master bedroom dhe një garosnjerkë e veçantë me banjo dhe ballkon personal.
Kati i dytë i banimit përfshinë qëndrimin ditor me kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një depo dhe ballkon.
Banesa është e mobiluar me orendi të stilit më modern në kombinim me materialet dhe ngjyrat më të përshtatshme që bëjnë banesën të ketë ambient shumë të ngrohtë dhe komod.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më afër qendrës së qytetit, zonë mjaft e ndërtuar me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!