Sarandë








Ofrohen për shitje vilat me sipërfaqe të ndryshme në Green Coast Village, të cilat po ndërtohen në bregdetin e Palasës, një prej gjireve më të bukura të Rivierës Shqiptare, i cili ofron standard të lartë të jetesës dhe arkitekturë moderne.
Simbol i dinamizmit, modernizmit dhe relaksit, me arkitekturë mesdhetare, ku fasadat e mëdha mundësojnë bashkëveprimin me natyrën e rrallë qe ofron bregdeti i Palasës, Green Coast Village është konceptuar për të sjellë jetesë komode përgjatë gjithë vitit.
Ky projekt përmban tipologji të ndryshme të vilave dhe apartamenteve si dhe shërbime që përfshijnë: hotel me 5 yje, restorante, bare, supermarkete, qendër shëndetësore, palestër, sporte ujore, plazh të dedikuar, ambient të dedikuar për fëmijë, shesh qendror. Pozicioni strategjik, vlera dhe shërbimet e bëjnë Green Coast Village destinacion unik te rivierës shqiptare.
Projekti ofron vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe me tipologji të renditura si më poshtë:
Vila individuale dhe vila dyshe, të njësive standard, premium dhe elite, të cilat kanë sipërfaqe nga 170m² deri në 290m², të cilat fillojnë nga tri deri në gjashtë dhoma të gjumit.
Vilat do të jenë tërësisht të përfunduara në vitin 2026.

Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!