Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 105.81m², me lokacion në Lagjen e Spitalit, në rrugën "Konstandin Kristoforidhi" me qasje nga rruga "Muharrem Fejza".
Banesa ka lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron garazh me sipërfaqe 12,5m², të përfshirë në çmim.
Lagjja e Spitalit është një zonë e qetë dhe shumë e kërkuar, e njohur për afërsinë me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet shëndetësore kryesore. Zona është e mirëorganizuar dhe e lidhur me rrugë kryesore dhe transport urban.

Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!