Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 84.5m², me lokacion në Emshir, ndërtim nga Besa Group, afër qendrës tregtare “Dardha”.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Emshiri është një zonë e kombinuar me ndërtime afaristo-banesore dhe rezidenciale, e vendosur në hyrje të qytetit. Lagjja përfshin shkolla, çerdhe, markete, transport urban dhe Stacionin e Autobusëve, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetesë.

Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!