Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 130m², me lokacion në Dardani, në rrugën “28 Nëntori”.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; tri hapësira, kuzhinë, një banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Dardania është një lagje qendrore dhe dinamike e Prishtinës, e pajisur me një gamë të gjerë shërbimesh - nga institucionet shtetërore dhe bankare, te shkollat, çerdhet, restorantet dhe lokalet. Me lidhje të mira të trafikut urban dhe pozicion strategjik, Dardania është e përshtatshme si për banorë vendas, ashtu edhe për studentë apo banorë të rinj që kërkojnë jetë aktive në zemër të qytetit.
*Çmimi i shafqur përcaktohet nëse prona shfrytëzohet për banim ndërsa për zyre çmimi është 750€.

Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!