Aktash Prishtinë









Shtëpia me sipërfaqe 330m² ndodhet në Aktash, me orientim nga lindja dhe perëndimi. Është e mobiluar në tërësi me stil modern dhe kombinime të ngjyrave të ngrohta, që i japin shtëpisë ngrohtësi dhe komoditet, e ndarë në këtë mënyrë: katin e parë, katin e dytë dhe katin e tretë. Kati i parë ka këtë renditje: qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma të gjumit, një banjo, një depo dhe një terasë, kati i dytë ka tri dhoma të gjumit dhe një terasë, ndërsa kati i tretë ka qëndrimin ditor, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe dy terasa. Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, si dhe ka hapësirë parkingu të mjaftueshme. Lokalizohet në një zonë tejet të përshtatshme për banim, pasi në afërsi ka të gjitha shërbimet që u nevojiten klientëve dhe ka qasje të menjëhershme në Qendër.

Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!