Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 124m², me lokacion te Rruga C, në rrugën "Enver Maloku", në kompleksin Tregtia, ndërtim nga Tregtia.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe garazh me çmim shtesë.
Banesa ndodhet në një zonë në ndërtim e sipër, me qasje të afërt në rrugët kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!