Taslixhe II Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 250m² me lokacion në Taslixhe II, në rrugën “Ymer Lutfi Paçarizi” afër marketit Spar.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, katër dhoma gjumi, tri banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes shtëpia e ka me dru dhe pelet ndërsa është e pajisur me kondiconer.
*Shtëpia ka truall me sipërfaqe 4.79 Ari, ofron garazh dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim ndërsa në oborr ka edhe një lokal me sipërfaqe 220m².
Lagjja Taslixhe është një zonë e qetë dhe rezidenciale në Prishtinë, e vendosur në një pozicion strategjik lagjja ofron qasje të lehtë në qendër të qytetit dhe shërbime të tjera të nevojshme si shkolla, markete si dhe stacionet e tarfikut urban. Lagjja Taslixhe ka afërsi edhe me Parkun e Tokbashqes dhe Gërminë dhe është ideale për ata që kërkojnë një jetë të rehatshme dhe të qetë por gjithashtu të afërt me aktivitete.
Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!