Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 245m² me lokacion në Matiqan, në Rrugën Papa Gjon Pali, në Lagjen e Artë.
Shtëpia ka orientim nga perëndimi dhe jugu, dhe është e strukturuar vetëm në përdhes me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo dhe dy depo.
Sistemi i ngrohjes në këtë shtëpi mundësohet me pompë termike.
Shtëpi gjendet në truall me sipërfaqe 10 Ari ku po ashtu ka hapësirë të jashtme për katër vendparkingje. Në pjesën e poshtme ka hapësirë afariste e cila mund të lëshohet me qira.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë në afërsi ka shkollën fillore, trafikun urban i cili qarkullon në lagje, si dhe shumë shërbime të tjera esenciale për banorët e kësaj zone.

Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!