Ofrohet me qira objekti, kompleks rezidencial, me sipërfaqe totale prej 1000m², me lokacion në Çagllavicë, afër Hotelit "Emerald".
Rezidenca ka orientim nga të gjitha anët që ofron kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është i organizuar në tri nivele: bodrum, përdhes dhe katin e parë, me hapësira funksionale dhe të dedikuara për shfrytëzim rezidencial dhe administrativ.
Bodrumi: një dhomë e lojërave, një dhomë sekrete, një hapësirë për fitness, një hapësirë për zhveshtore, një tualet, një depo dhe një hapësirë pune.
Përdhesa: dy hapësira për qëndrim ditor, dy kuzhina, njëra prej tyre e brendshme, një dhomë e hapur, një dhomë pune dhe një tualet.
Kati I: pesë dhoma gjumi ku secila ka banjo të veçantë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe të gjitha hapësirat janë të pajisura me kondicioner.
Rezidenca ndodhet në truall me sipërfaqe 15.5 Ari ku dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron tri garazha. Kompleksi ka oborr të gjelbëruar dhe shumë të mirëmbajtur, me hapësira pushimi ku ofron dhe pishinë.
Rezidenca pozicionohet në një lokacion strategjik, në një ambient të qetë dhe të sigurt, duke ofruar standarde të larta të jetesës dhe kushte të përshtatshme për akomodimin e përfaqësive diplomatike, ambasadorëve, diplomatëve dhe organizatave ndërkombëtare.

Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!