Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 300m², me lokacion në Fshatin Ndërkombëtar.
Shtëpia ka orientim nga të githa anët duke ofruar kështu ndriçim natyral në të gjitha hapësirat dhe është e strukturuar në suteren, përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhina, katër dhoma gjumi, katër banjo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e të mundësuar me pompë termike, energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oborr të mirëmbajtur, garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia ndodhet në një lagje që ofron kushte shumë të mira banimi, me hapësira të përbashkëta, kopshte me gjelbërim, parqe, pishina dhe fusha të sportit, siguri fizike dhe kamera.

Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!