Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 63m², me lokacion në Aktash, në Rrugën “Gazmend Zajmi”, në kompleksin Millenium Residence, ndërtim nga Millenium Construction.
Banesa ka orientim nga veriu dhe ka dy hapësira të shfrytëzueshme, kuzhinë, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndohet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Aktash është një zonë e qetë dhe e zhvilluar në qendër të Prishtinës, në afërsi ka Parkun e Qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme si shkollat, çerdhet, barnatoret, marketet si dhe disa prej Universiteteve, veçori ideale që përshtaten për familje, studentë apo banorë të rinj të zonës.

Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!