Prishtina e Re Prishtinë




Ofrohen për shitje tetë banesa të metrazhës së njejtë në kate të ndryshme, me sipërfaqe 121.50m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Holger Petersen”, në kompleksin Lin Towers Lamella 2, ndërtim nga Lin Projekt.
Banesat kanë orientim nga lindja dhe kanë këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e kanë me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhen banesat është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!