Arberi - Dragodan Prishtinë
*Në kompleks ka më shumë se një banesë të metrazhës së njejtë.
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 102.56m², me lokacion në Dragodan, në rrugën “Gjergj Balsha” afër KFOR, në kompleksin Urtina, ndërtim nga Global.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe dy ballkone.
Kompleksi ku ndodhet banesa është i pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më afër qendrës së qytetit, me qasje të afërt në rrugët kryesore duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në vitin 2025.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!