Rruga A Prishtinë



Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe banimi 82.83m², me lokacion në Rrugën A, në rrugën “Prekazi”, në kompleksin Prishtina Green Residence, Llamella C, ndërtim nga Nic & Albioni.
Projekti është i përbërë prej 5 blloqeve (blloku A, B, C, D dhe E), me gjithsej 13 kate, prej tyre 2 kate afarizëm dhe 11 kate banim.
*Banesa 82.83m² ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa është ndërtim kualitativ që përmbushë të gjitha kërkesat e banorëve, po ashtu ofron edhe shërbimet esenciale, ashensor si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Projekti i Prishtina Green Residence do të ofrojë të gjitha shërbimet dhe hapësirat mbështetëse për banim dhe biznese; hapësira të mjaftueshme gjelbëruese, kënde të lojërave për fëmijë, parking të mjaftueshëm, siguri me vëzhgim 24/h me kamera.
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.
*Ndërtimet pritet të përfundojnë në vitin 2026.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!