Bregu i Diellit Prishtinë








Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 83m², me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën “Xheladin Rekaliu”.
Banesa ka orientim nga perëndimi, jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, dy depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Banesa është shumë e mirëmbajtur dhe e mobiluar me mobilie kualitative.
Banesa ofron vendparkim privat dhe publik në të dy anët dhe gjendet në njërën prej lagjeve më të volitshme për banim ku të përfshira në të ka qendrën e mjekësisë familjare, qendrën tregtare, shkollën fillore e shumë shërbime të tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!