Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 88.64m², me lokacion në Prishtinë, ndërtim nga Astral Construction, në kompleksin Elena.
Kompleksi Elena është një kompleks banesor i destinuar në lagjen Prishtina e Re, i cili ka për synim të jetë një nga projektet më dominuese në kryeqytetin e Prishtinës ku si i tillë dallon në shumë karakteristika të arkitekturës dhe kualitetit.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Kompleksi ku ndodhen banesa posedon ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Duke tejkaluar standardet normale të ndërtimit, fokusi është në funksionalitetin dhe kualitetin e ndërtimit, për një jetesë dinjitoze të çdo banori.
Ndër karakteristikat e këtij kompleksi janë pllakat akustike, të cilat kanë densitet të lartë, të përforcuara me tekstil dhe fije qelqi, për përdorim në zonat ku izolimi i zërit është i nevojshëm.
*Kompleksi përfundon ndërtimet në muajin Dhjetor të viti 2024.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!