Arberi - Dragodan Prishtinë







Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 74m² me lokacion në Dragodan, ndërtim nga Tregtia, afër laboratorit Avicena.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, ndërsa banesa ofron edhe vendparkim dhe garazhë në çmim shtesë.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!