Arberi - Dragodan Prishtinë








Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 84m² dhe tarracë me sipërfaqe 30m² me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Bashkim Fehmiu".
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, banjo, ballkon dhe tarracë me sipërfaqe 30m².
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, po ashtu ka edhe sistem të klimatizimit.
Ndërtesa ka ashensor si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!