Ju nuk keni ndonjë shpallje të ruajtur në listen e të preferuarave.
Lakrishtë Prishtinë







Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 105m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Dukagjini Residence.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet, një depo dhe një ballkon.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka vendparkim të mjaftueshëm për banorët.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos si dhe është e pajisur me kondicioner.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më afër qendrës së qytetit, zonë mjaft e ndërtuar me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!