Lakrishtë Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 170m², me lokacion në Lakrishtë, ndërtim nga Arting.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, dy banjo dhe dy terasa.
Sistemim e mgrohjes e ka me energji elektrike.
Kompleksi është realizuar me standarte të larta të arkitektures dhe ndërtimit duke përfshirë fasadë të ventiluar qe ofron izolim termik dhe akustik të lartë, dritaret me xhama treshtresor, roletat me hapje elektronike dhe sistem Smart Home.
Kompleksi ka etazhitet 5 kate afarizëm, 6 kate banim dhe nga kati i 12-të Hotel, gjithashtu posedon qendrën e Fitnesit, Spa Center, hapësirë lavandarie apo pastrim kimik për banorët, hapësira gjelbëruese, parkingje nëntoksore dhe video monitorim 24h.
Banesa ndodhet në qendër të qytetit, me qasje të afërt në rrugët kryesore, shërbimet bankare, shkollat, çerdhet dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!