Rruga B Prishtinë

















Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 163m², me lokacion te Rruga B, ndërtim nga VG Construction, në kompleksin Relax.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe dy ballkone.
Prona aktualisht posedon dy dhoma gjumi, me mundësi funksionale për adaptim në tri dhoma gjumi.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos të instaluar nën dysheme, dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron dy garazha dhe ka hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Banesa ka investime kualitative në dizajnimin e enterierit, me një stil modern dhe funksional, dhe është e mobiluar me mobilie kualitative, të përzgjedhura me kujdes për rehati maksimale. Hapësirat janë të organizuara në mënyrë praktike, duke ofruar komoditet të lartë dhe kushte shumë të mira për një jetesë të rehatshme dhe afatgjatë.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të ndërtuara së fundmi, me qasje të afërt në rrugën kryesore dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!