Pejton Prishtinë

















Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 1089m², me lokacion në Pejton, në Rrugën “Justiniani”, afër Paysera.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe dy kate ndërsa është e ndarë në tri hyrje dhe secila hyrje ka këtë renditje të veçantë të hapësirave të brendshme;
Hyrja 1 ka sipërfaqe prej 372m², ka tetë hapësira të shfrytëzueshme dhe tri banjo;
Hyrja 2 ka sipërfaqe prej 372m², ka 14 hapësira të shfrytëzueshme dhe tri banjo;
Hyrja 3 ka sipërfaqe prej 342m², ka tetë hapësira të shfrytëzueshme dhe tri banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe prej 5.12 Ari ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Pejton është njëra prej zonave më të kërkuara të qendrës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban që lidhin Pejtonin me të githa zonat e Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!