Zllatar Prishtinë










Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe prej 391.02m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Zllatar, afër Restaurant "Panorama Dining".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe është e organizuar në suteren, përdhes dhe një kat dhe ka këtë këtë ndarje të hapësirave të brendshme:
Nësuteren ka një hapësirë funksionale, një hapësirë të hapur që përfshin qëndrim ditor, kuzhinë gjysmë e hapur dhe dalje direkte në kopsht, një depo ushqimi, një depo me dalje në kopsht dhe tarracë.
Në përdhes ka një dhomë gjumi, një banjo dhe garazh;
Në katin e parë ka tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master me banjo private, një tjetër banjo , dhomë teknike dhe tarracë.
Shtëpia ka investime kualitative, roleta të jashtme në të gjitha dritaret, izolim termik dhe siguri, katër njësi klimatizimi që sigurojnë ngrohje në dimër dhe freskim në verë, investime në dysheme dhe kuzhinë.
Prona shtrihet në një truall prej 5 Ari, ku gjendet edhe një garazh si dhe hapësirë e mjaftueshme për vendparkim të jashtëm.
Lagjja ku ndodhet prona është mjaft e qetë, e rrethuar me hapësira të gjelbëruara, duke ofruar kushte ideale për një jetë të rehatshme dhe komode familjare.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!