Aktash Prishtinë








Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe banimi 179.37m² dhe tarracë me sipërfaqe 103.3m², me lokacion Aktash, në rrugën "Ali Pashë Tepelena", afër "Olive Bakery", ndërtim nga MP Group.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë rendtije të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron dy garazha.
Lagjja Aktash është një zonë e qetë dhe e zhvilluar në qendër të Prishtinës, në afërsi ka Parkun e Qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme si shkollat, çerdhet, barnatoret, marketet si dhe disa prej Universiteteve, veçori ideale që përshtaten për familje, studentë apo banorë të rinj të zonës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!