Bregu i Diellit Prishtinë








Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 89m², me lokacion në Bregun e Diellit, në Rrugën "Mehmet Gradica", në kompleksin Ontex 2, ndërtim nga Ontex, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim të jashtëm.
Bregu i Diellit qëndron njëra prej lagjeve më të volitshme për banim ku të përfshira në të ka Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkollën fillore, çerdhet si dhe disa prej pikave kryesore të linjave të trafikut urban dhe lidhjet e shpejta me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!