Ulpianë Prishtinë





Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 47m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Ulpianë, në Rrugën "Dëshmorët e Kombit", afër Rrethit të Flamurit.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Ulpiana është një nga zonat më të vjetra të Prishtinës dhe njëra prej zonave më të kërkuara për banim falë të gjitha shërbimeve të nevojshme që përfshinë, shkollat, çerdhet, qendrën e mjekësisë, lokalet, zyrat, lagjja e konvikteve për studentë në afërsi me disa prej Univesiteteve si dhe me Menzën e Studentëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!