Bregu i Diellit Prishtinë






Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 92m², me lokacion në Bregun e Diellit, në Rrugën “Sali Nivica”, në kompleksin VA Residence 1, ndërtim nga Vëllezërit Asllani.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Bregu i Diellit qëndron njëra prej lagjeve më të volitshme për banim ku të përfshira në të ka Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkollën fillore, çerdhet si dhe disa prej pikave kryesore të linjave të trafikut urban dhe lidhjet e shpejta me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!