Qendra e Vjetër Prishtinë





Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 60m², me lokacion te Qendra e Vjetër, në Rrugën "Nazim Gafurri", afër Gjimanzit "Sami Frashëri".
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Qendra e qytetit është zona më e kërkuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, zonë që përfshinë ndërtime banesore, ndërtime të ulëta individuale, ndërtime afariste, qendrën e mjekësisë, shkollat, çerdhet, institucionet shtetërore dhe stacionin kryesor të Policisë.
*E lirë nga data 1 Janar.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!