Veternik Prishtinë





Ofrohet për shitje objekti afarist me sipërfaqe 1500m² dhe truall 52.20 ari, i pozicionuar në Veternik, me qasje direkte në rrugë.
Objekti është i shtrirë në përdhes dhe ka orientim nga jugu, ndërsa sistemi i ngrohjes është i mundësuar përmes energjisë elektrike.
Trualli posedon objekt afarist të legalizuar, me 54 metra ballinë dhe koeficient ndërtimi prej 1.6.
Prona është e pajisur me fletë poseduese dhe dokumentacion të kompletuar, ndërsa shitja realizohet përmes noterit - duke garantuar transparencë dhe siguri të plotë gjatë procesit të blerjes.
Falë lokacionit strategjik në Veternik, në një zonë me qarkullim të lartë dhe zhvillim të vazhdueshëm, kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi - ideale për zhvillim biznesor apo për projekte me potencial të lartë fitimi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!