Lagjja e Spitalit Prishtinë










Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 89.2m², me lokacion te Lagjja e Spitalit, në rrugën "Malush Kosova" ndërtim nga Anor Invest, kompleksi Anor Invest .
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumit, dy banjo dhe një tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh me çmim shtesë dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Banesa ka sistemin Smart Home me Dirixhim nga larg i ngrohjes, ndriçimit, roletave dhe të tjera, dyer me lartësi 260cm nga BINNI, parket ekskluziv nga Ontex, ngrohje në dysheme REHAU me termosrata digjital në çdo hapsirë, kalldajë të sistemit Vaillant, ashensorë ThyssenKrupp, dritare Rehau me 3 xhama dhe roleta me rrymë, rafstore zvicerane, izolim i lartë termik (deri në 53cm muret e jashtme), izolim akustik perfekt, statika deri në 9 ballë dhe hapësira gjelbërimi.
Lagjja e Spitalit është zonë më e qetë por e shumë kërkuar që në të përfshinë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet kryesore shëndetësore, është zonë mjaft e mirëorganizuar, në afërsi ka shkolla, markete, rrugë lidhëse kryesore si dhe stacione të trafikut urban.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!