Çagllavicë Prishtinë












Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 404.42m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Çagllavicë, afër Swiss Village.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe një kat me këtë organizim të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit me banjo të veçantë dhe një tjetër banjo të përgjithshme;
Në katin e parë ka katër dhoma gjumi me dy prej tyre me banjo të veçantë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 4.70 Ari, oborr të mirëmbajtur ku dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim të jashtëm.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë dhe të sigurtë, me mundësi shumë të mira për zhvillimin e një jete komode.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!