Pejton Prishtinë
Ofrohet me qira lokali / zyrë me sipërfaqe 530m², me lokacion në Pejton, në Kompleksin Ramiz Sadiku.
Lokali ka orientim nga lindja dhe jugu, ka 13 hapësira të shfrytëzueshme pune dhe tetë tualete.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është i pajisur me kondicioner.
Kompleksi është i pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Me lokacion në qendër, në një zonë tejet të zhvilluar sa i përket infrastrukturës dhe qasjes në pjesët tjera të qytetit, afër shërbimeve bankare, lokaleve dhe restauranteve kjo zonë ofron mundësi shumë të mira për investim dhe zhvillim biznesor.
*Çmimi përfshinë inventarin dhe shërbimet komunale.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!