Arberi - Dragodan Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 470m², me lokacion në Dragodan, afër Parkut Fidanishte.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy hapësira për qëndrim ditor, dy kuzhina, pesë dhoma gjumi, pesë banjo, një tualet, depo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 2.55 Ari, ka oborr të gjelbëruar dhe dy garazha.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
*Shtëpia ofron mundësinë e lëshimit për zyre.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!