Lagjja Qendresa Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 209m², me lokacion në Lagjen Qëndresa, Çagllavicë, afër Bau Market.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe dhomë teknike;
Në katin e parë ka tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master, një banjo, utilit dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe prej 3.4 Ari, ku gjithashtu ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Gjendet në një lagje të qetë në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme, që e bëjnë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!