Marigona Residence Prishtinë
Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 210m², me lokacion në Lagjen Marigona Residence.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, e strukturuar në përdhes dhe kat, me këtë renditje të hapësirave;
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, dhomë gjumi, banjo, depo dhe terasë të mbyllur me sipërfaqe 50m²;
Në katin e parë ka tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ka oborr shumë të mirëmbajtur, hapësirë pushimi dhe hapësirë të mjaftueshme vendparkimi ndërsa ka edhe panele solare që ofrojnë shpenzime më të ulëta të energjisë elektrike.
Gjendet në një lagje të qetë e të sigurt, lagjja është private dhe ofron siguri 24h, ndërtim i standardeve evropiane që mundëson jetesë të rehatshme për banorë.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!