Veternik Prishtinë
Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 250m² me lokacion në Veternik, në Rrugën "Shaip Pacolli".
Shtëpia ka orientim të mirë nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo, depo dhe terasë;
Në katin e parë ka tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master me banjo dhe garderober, një banjo të përgjithshme dhe ballkon.
Shtëpia sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3.5 Ari, ka garazh dhe ofron hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!