Ju nuk keni ndonjë shpallje të ruajtur në listen e të preferuarave.
Rruga B Prishtinë
Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 90m², me lokacion në Rrugën B, afër Five Star Fitness, në kompleksin Blini, ndërtim nga Lirimi ACL.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy hapësira të shfrytëzueshme pune,një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të ndërtuara së fundmi, me qasje të afërt në rrugën kryesore dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!