Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 76.4m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën "Holger Petersen", në kompleksin Ariani Company, ndërtim nga Ariani Company.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe investime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!