Qershia Village Prishtinë
Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 218m², me lokacion në Çagllavicë, në Qershia Village, ndërtim nga BP Home.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe është e strukturuar në përdhes, një kat dhe nënkulm me këtë renditje të hapësirave të brendshme;
përdhesa ka; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhoma gjumi, banjo, terasë, saunë dhe oborr,
kati i parë; tri dhoma gjumi, njëra nga to master, dy banjo, utilit, saunë dhe ballkon,
nënkulmi ka sipërfaqe 103m² dhe ka një hapësirë të gjerë të shfrytëzueshme.
Shtëpia sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe dru.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 3.1 Ari, ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar dhe ka hapësirë të mjaftueshme vendparkimi për katër vetura.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë, lagje private më në periferi të qytetit por me qasje të shpejtë në rrugët kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!