Rugovë Pejë









Ofrohet për shitje villa me sipërfaqe 200m² dhe terasë me sipërfaqe 40m², me lokacion në Bogë, Rugovë.
Villa ka orientim nga të gjitha anët duke mundësuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, janë të strukturuara në bodrum, përdhes dhe një kat dhe kanë këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, depo dhe dy ballkone.
Villa sistemin e ngrohjes e të mundësuar me dru dhe ka lidhje me energji elektrike.
Villa ndodhet në truall prej 7.5 Ari e rrethuar me gjelbërim dhe oborr të mirëmbajtur.
Rugova është një ndër lokacionet më të zhvilluara në aspektin turistik, ambienti tejet i favorshëm, ajri jashtëzakonisht i pastër, pamja mahnitëse në çdo pjesë dhe malet që rrethojnë hapësirën bëjnë që këto shtëpi të jenë hapësirat më të volitshme për pushime apo edhe qëndrime më të gjata.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!