Bregu i Diellit Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 67m² me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën “Xheladin Hana”, ndërtim nga Iliria Building.
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Banesa posedon ashensor dhe po ashtu ofron edhe vendparkim.
Banesa është shumë e mirëmbajtur dhe e përshtatshme për banim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara, me hapësira gjelbëruese, në afërsi me qendrën e mjekësisë familjare, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme që mundësojnë një banim sa më të lehtë.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!